Flash

Mazniku në SPAK, Lubonja: Gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme, "5D" një krim i gjerë

Lapsi.al 22 July 2024
Mazniku në SPAK, Lubonja: Gjurmët e paligjshmërisë janë

Ministrit i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku është thirrur sot në SPAK, ku është pyetur për dosjen 5D.

Në lidhje me këtë zhvillim, analisti Fatos Lubonja tha se dosja 5D është një krim i gjerë. Ai tha se gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme dhe SPAK-ut i takon të nxjerrë provat.

Fatos Lubonja: Krimi është i dukshëm, duhet të nxirren provat. Tiranës i është bërë masakër, duke shkatërruar shtëpitë, me sebep për të pastruar paratë e pista, është diçka kriminale, që nuk ka të bëjë me progresin. Ky është një projekt, që ka ‘kokën’ e vet kryeministrin Edi Rama. Ditë për ditë na paraqesin nga një gradaçelë, që nuk merret vesh se çfarë funksioni kanë, përpos pastrimit të parave. Dosja 5D ëshë krim më i gjerë.

Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për të sunduar. Krimet janë aq të dukshme, sa SPAK nuk mund të mbyllë sytë. Duke parë atë që po ndodh, ka opinion publik dhe Strukturë të Posaçme. Ka vonesë në hetime, edhe me inceneratorët, e duhet thënë se banda ecën, edhe pse këta thirren. Bandat nxjerrin kullat e radhës, pas asaj të Shkodrës. SPAK duhet të hetojë dhe të veprojë shpejt.

Të këshilluara

Momenti kur Blushi godet me grusht Halitin

Ky është momenti kur Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, godet me grusht në sallën e këshillit Bashkiak, këshilltarin socialist Halit Valteri. Blushi...

20:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI