Flash

Kurti: Tërheqja e Bidenit, fundi i një epoke

Lapsi.al 22 July 2024
Kurti: Tërheqja e Bidenit, fundi i një epoke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

“Bota - e veçanërisht Kosova - është një vend më i mirë dhe më i sigurt, për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, shkroi Kurti në platformën X.

Ai tha se Biden, me dekada të tëra, ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe mbështetësit më të palodhur. Biden njoftoi më 21 korrik se do të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit.

Presioni nga Partia e tij Demokratike për t’u tërhequr, u rrit pas një performance jo të mirë të Bidenit në një debat presidencial me kundërkandidatin republikan, Donald Trump. Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar kundër Trumpit. Gjatë karrierës mbi 50-vjeçare në politikë, Biden ishte mbi tri dekada senator, dy mandate zëvendës i presidentit Barack Obama, dhe një mandat president.

Si senator, ai ishte mbështetës i zëshëm i veprime ushtarake të NATO-s kundër Serbisë për të ndalur dhunën në Kosovë, si dhe më pas i pavarësisë së Kosovës. Si nënpresident, ai vizitoi Kosovën dy herë. Viteve të fundit, nga pozita e presidentit, inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën./ REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI