Flash

Këlliçi: SPAK nuk e prek Erion Veliajn, sepse mbyllet rubineti i parave për blerjen e votave

Lapsi.al 22 July 2024
Këlliçi: SPAK nuk e prek Erion Veliajn, sepse mbyllet rubineti i

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i cili është edhe denoncues i aferës së inceneratorit të Tiranës dhe asaj të kompanisë "5D", ka deklaruar se do të publikojë të tjera prova kundër bashkisë dhe drejtuesve të saj.

I futar në "Task Force" në SYRI TV, Këlliçi u shpreh se, Erion Veliaj nuk preket, sepse ndryshe do të mbyllej rubineti i parave që përdoren për blerjen e votave.

Këlliçi tha se në ditët në vijim "do të dalim edhe me të dhëna të reja dhe me kompani të tjera fiktive, që kanë qarkulluar paratë e 5D dhe të inceneratorit të Tiranës."

"Ne nuk jemi prokurorë, jemi funksionarë publik, që në momentin kur na vjen një denoncim e bëjmë publik dhe e çojmë në SPAK. Por meqë SPAK nuk po e bën, e garantojmë se në ditët në vijim do të dalim edhe me të dhëna të reja dhe me kompani të tjera fiktive, që kanë qarkulluar paratë e 5D dhe të inceneratorit të Tiranës.

Është e njëjta bandë, kreu është i njëjti, është Erion Veliaj, janë të ndarë në dy grupe. Njëri grup ka pasur në menaxhim 5D, grupi tjetër ka pasur nën menaxhim inceneratorin e Tiranës. Të gjithë këta janë funksionarë të bashkisë së Tiranës.

Arsyeja pse nuk goditet Veliaj është që të vazhdojë biznesi. Ndërkohë që ne ishim në protestë në Maj, bashkia paguante 5D, këtë kurajo e ka vetëm Erion Veliaj. SPAK ka për borxh të fusë brenda, sanitare, punonjës gjelbërimi, çdo punonjës të bashkisë së Tiranës, përveç Veliajt.

Pse? Sepse po u prek Erion Veliaj preken paratë, ndalohet rubineti i parave, bllokohet 5D, nuk merr më leje ndërtimi. Kjo banda është shtabi elektoral i Erion Veliajt. Ne kemi denoncuar në fushatë, për rrugën ‘Xhon Belushi’ ku përdoreshin punonjësit, mjetet, asfalti i bashkisë së Tiranës për të shtruar rrugët që tenderoheshin fiktivisht dhe paratë vinin kesh që të bliheshin vota. Tani SPAK çfarë do më shumë se kaq." u shpreh Këlliçi.

Të këshilluara

21 janari/ Meta bën fajtor Lulzim Bashën

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash edhe në lidhje me hetimin e “21Janarit” nga SPAK. Ai e quajti SPAK ...

15:06

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI