Flash

Halit Valteri bën kallëzim në polici: Më rrahu Tedi Blushi

Lapsi.al 22 July 2024
Halit Valteri bën kallëzim në polici: Më rrahu Tedi Blushi

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, madje edhe konfrontime mes këshilltarëve. Në dy rastet e tensioneve protagonist del këshilltari i opozitës, Tedi Blushi. Fillimisht ai ka hedhur një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më pas ai u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri.

Lexo më tej: (VIDEO) Tedi Blushi gjuan Veliajn me letra, në sherr përfshihet edhe Halit Valteri 

Ky i fundit pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Blushi. Gazetari Igli Çelmeta raporton se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.

Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.

Lexo më tej: Sherri në Këshillin Bashkiak, reagon Veliaj 

Në anën tjetër, kreu i PL-së Ilir Meta, akuzon Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, dhe këshilltarin socialist, Halit Valteri, për sulm ndaj Tedi Blushit.

Lexo më tej: Meta: Veliaj dhe Valteri sulmuan Tedi Blushin, nga sot në gjendje lufte 

Të këshilluara

21 janari/ Meta bën fajtor Lulzim Bashën

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash edhe në lidhje me hetimin e “21Janarit” nga SPAK. Ai e quajti SPAK ...

15:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI