Flash

Editoriali i Le Monde/ Ç' mbetet pas ikjes se Joe Biden

Lapsi.al 22 July 2024
Editoriali i Le Monde/ Ç' mbetet pas ikjes se Joe Biden

Duke hequr dorë nga kandidimi për një mandat të dytë më 5 nëntor, Joe Biden nxorri në pah ngërçin në të cilin gjendej fushata e tij presidenciale. Katër javë pas një debati katastrofik kundër Donald Trump-it, pëprlasje e cila ringjalli pikëpyetjet për gjendjen e tij fizike, demokrati tetëdhjetëvjeçar u vu, me të vërtetë, përballë presionit në rritje prej kampit të tij, të alarmuar sa nga sondazhet shqetësuepo aq dhe nga mbledhja e pakët e fondeve që ngjallnin frikën e një disfate  elektorale.

Joe Biden e mbhlli këtë kapitull duke vënë interesat e kampit të tij dhe të Shteteve të Bashkuara përpara egos së vet. Duke dhënë dorëheqjen ai u shmdërrua në një president vegëm me një mandat dhe i dha kështu fund një karriere politike prej më shumë se gjysmë shekulli. Shumica e votuesve nuk shprehën entuziastë për mundësinë e përsëritjes të së njëjtës garë  presidenciale si në vitin 2020, e cila edhe atëherë pati vënë përballë njëri-tjetrit kandidatët më të vjetër në historinë e vendit. Prandaj duhet ta mirëpresim këtë zgjedhje të vështirë, e cila për shkak se është e vonuar, e ka zhytur Partinë Demokratike në një të panjohur të madhe.

Menjëherë pasi bëri publik këtë vendim historik, presidenti në largim i dha mbështetjen e tij nënpresidentes së tij, Kamala Harris. Konsistenca e kësaj zgjedhjeje është e qartë. Ish-senatorja e Kalifornisë ka qenë e  përfshirë në të gjitha vendimet e rëndësishme të mandatit që do të përfundojë në janar 2025. Funksioni i zëvendëspresidentit, qëndron gjithmonë nën hijen e padronit të Shtëpisë së Bardhë, e për pasojë ai jo gjithmonë të jep popullaritet. Megjithatë, ai përbën stërvitjen më të mirë për të qenë i aftë për Zyrën Ovale.

Kalendar i ngjeshur

Ndërsa zgjedhjet presidenciale do të mbahen pas pak më shumë se njëqind ditësh, kalendari jashtëzakonisht i ngjeshur me të cilin përballet Partia Demokratike nuk duhet të jetë pretekst për një emërim të nxituar. Kundërshtarët e tyre republikanë, të forcuar në mënyrë spektakolare nga dështimi i atentatit që kishte në shënjestër Donald Trump më 13 korrik, si dhe nga një konventë inauguruese e suksesshme, nxituan të denoncojnë pas lëvizjes së Biden një manovër politike.

Një primare me emërim të hapur, epilogu i të cilit do të ishte konventa e demokratëve e planifikuar në Çikago më 19 gusht, do të përbënte një sfidë të vërtetë logjistike, demokratike dhe politike. Demokratët ishin tubuar pa entuziazëm rreth  Joe Biden që nga shpallja e kandidaturës së tij të dytë, në 2023, sepse ai u shfaq, njësoj si në vitin 2020, si një pikë ekuilibri mes rrymave të ndryshme në parti. Rihapja  e beftë e debateve  mund të rinxjerrë në pah ndarjet për tema që janë mbajtur të fshehura për një kohë të gjatë, duke filluar nga ajo e emigracionit, i cili mbeti një pikë e dobët e administratës në largim.

Këto debate, sado të ngutshme që të jenë, megjithatë janë thelbësore. Kamala Harris la një imazh të vakët, për të mos thënë më pak, kur kandidoi për primaret e vitit 2020. Ajo e braktisi garën shpejt pasi nuk arriti të bindë. Kësaj here ajo ka gjithçka në dorë për të përfituar nga ekspozimi i  kontradiktave në gjirin e partisë dhe për tu bërë shumicë brenda kampit të saj. Asaj i leverdis ky lloj protagonizmo në vend që të presë emërimin e saj si trashëgimtar e Biden.

Tërheqja e Joe Biden e ringjalli fushatën demokrate, si për Shtëpinë e Bardhë po ashtu edhe për Kongresin, por deri në një pikë të caktuar.

Theksimi i kërcënimeve që një Donald Trump, krejtësisht i pafrenuar, do të paraqiste ndaj institucioneve amerikane është i nevojshëm, por vetëm kaq nuk është e mjaftueshme. Kandidati i ardhshëm presidencial demokrat duhet gjithashtu të thotë se ku dëshiron t'i çojë saktësisht Shtetet e Bashkuara.

LE MONDE= PERGATITI T. ÇELA/ LAPSI.AL

Të këshilluara

S'na intereson Beleri i grekëve, por yni

Fredi Beleri nuk u prit si një hajdut votash, i liruar përkohësisht, por si një hero i helenizmit në Athinë. Që në daljen nga burgu i Fierit, ai u rrethua nga m...

18:55

Alibia e një proteste anti SPAK

Në studiot televizive, porsa mbaroi protesta e PD dhe gjithashtu një ditë më pas, kritika më e madhe që i'u bë tubimit të së enjtes ishte për mesazhet që Ilir M...

16:26

Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme do të kemi në pranverën...

17:18

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyru...

12:51

Tregtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi

Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime...

14:44

Boomerangu i protestave anti-Veliaj

Protestat e PD përpara bashkisë, që sot në ditën e 13 të tyre vetëm konfirmuan grumbullimin e gjithnjë e më pak militantëve, do të ishte mirë të mbylleshin sa m...

17:48

Pse Berisha duhet të tërhiqet

Sali Berisha është vendosur sërisht, ashtu siç ka ndodhur shpesh përgjatë karrierës së tij, në paradoksin mes krenarisë personale dhe detyrimit që e kapërcen kë...

15:12

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI