Flash

Aksident në Greqi, makina tërheq zvarrë shqiptarin, transportohet në spital

Lapsi.al 22 July 2024
Aksident në Greqi, makina tërheq zvarrë shqiptarin, transportohet

Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur pasi një aksidenti rrugor në zonën e Lentarianon në Hania. Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.

Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke e braktisur të plagosurin. 62-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias ku po trajtohet për dëmtime ortopedike.

62-vjeçari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga automjeti. Njësia e Qarkullimit në Hania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI