Flash

21 janari/ Meta bën fajtor Lulzim Bashën

Lapsi.al 22 July 2024
21 janari/ Meta bën fajtor Lulzim Bashën

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash edhe në lidhje me hetimin e “21Janarit” nga SPAK.

Ai e quajti SPAK një organizatë kriminale, ndërsa fajin për gjithçka ndodhi në bulevard ia hodhi ish ministrit Lulzim Basha.

Meta u shpreh se po bëhet gjithçka që të bëhet presion për opozitën dhe kreun e PD, nga drejtësia me regji të kryeministrit Edi Rama.

“SPAK organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. Pas dështimit ku përfaqësues të opozitës e disketituan dhe ku ai botërisht deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte intelektual e nuk ishte i lehtë të hetohej, kur gjithë shqiptarët e dinë që është grabitje pa maska në sytë e të gjithë botës… 

Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskretitimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend.

SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard" - u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI