Flash

Masakra me 3 të vrarë, RENEA niset për Memaliaj

Lapsi.al 21 July 2024
Masakra me 3 të vrarë, RENEA niset për Memaliaj

Lapsi.al raportoi i pari ekskluzivisht masakrën me 3 të vrarë në Memaliaj, ku shënjestër ishin njerëz të fisit Kalemi, ndërkohë që Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar ku zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë. Drejt Memaliajt janë nisur edhe forcat speciale RENEA. Makina e përdorur nga autorët është gjetur e djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Siç raportoi Lapsi.al, viktimat e konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit, janë shtetasit Shyqo Kalemi, Marsel Cela dhe Gëzim Muka. I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Artur Kalemi.

Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, një personazhi të njohur për drejtësinë që iu ka shpëtuar dy atentateve dy vitet e fundit. Saga kriminale ndaj familjes Kalemi nisi pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikajt me tritol në vitin 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI