Flash

VIDEO/ Vrasësi me pagesë me palestër në dhomë, gazetari: E mbron Altin Dumani!

Lapsi.al 20 July 2024
VIDEO/ Vrasësi me pagesë me palestër në dhomë,

Një filmim i publikuar në rrjetet sociale, ku duket një person që kryen ushtrime fizike i atribuohet Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë që ka pranuar të rrëfehet në SPAK dhe që ka fituar statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë. Video është publikuar pasi Dumani u akuzua nga dy motra, Xhovana dhe Alda Nikolli për shpërthimin e tritolit në banesën e tyre në Elbasan.

Dy motrat më herët publikuan pamje të komunikimit me vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin, që përdorte internetin dhe kompjuterin në dhomën ku mbahet i izoluar. Sipas dy motrave, vrasësi me pagesë kishte dhunuar të dashurin e njërës prej tyre, Amarildo Xhanej dhe e kishte kërcënuar me vrasje duke i vënë gjobë 400 mijë euro.

Po sipas dëshmisë së tyre, Dumani jeton në kushte të privilegjuara, ndërsa si policia, ashtu edhe SPAK refuzon të marrë dënoncim për të.

[video width="540" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/Snaptik.app_7393237501147745569.mp4"][/video]

Në një status që ka publikuar në rrjetet sociale, gazetari Flamur Vezaj thotë se kushtet ku jeton Dumani i janë garantuar nga kushëriri i tij, shefi i SPAK Altin Dumani.

"Njeriu që ka bërë 12 vrasje kundrejt parave, ka ekzekutuar 12 të rinj, jeton në kushte luksi vetëm se ka pranuar t'i tregojë prokurorëve Dumani dhe Dibra krimet e tij! Përveç kushteve të luksit, ai do të përfitoi edhe një dënim të ulët në fund të gjykimit dhe do të dërgohet në një vend të sigurt për të vazhduar jetën i qetë!

Këtë video e ka publikuar “Top-Channel” por e kanë fshirë nga sistemi me ndërhyrjen e SPAK-ut dhe prokurorëve Dumani dhe Dibra besoj!" shkruan Vezaj.

Në faqen e tij në rrjetet sociale, Vezaj ka publikuar të njëjtën video, por me logo të Top Channel.

Të këshilluara

Afera e mikrokredive, vetëvritet Olsi Ibro

Pas skandalit me mikrokreditë, raportohet se ka kryer vetëvrasje, Olsi Ibro. Ky i fundit deri para pak kohësh kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda I...

10:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI