Flash

Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqen!

Lapsi.al 20 July 2024
Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqen!

Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se kishte pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke përsëritur se ai do t'i japë fund luftës në Ukrainë edhe para se të marrë detyrën në janar, nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump tha se si president ai “do të sillte paqe në botë dhe do t'i jepte fund një lufte që kushtoi shumë jetë”.

Trump theksoi se Ukraina dhe Rusia do të jenë në gjendje të negociojnë një marrëveshje paqeje që "i jep fund dhunës dhe i hap rrugën e përparimit".

Kandidati për president shtoi më tej se gjatë një bisede telefonike të premten, Zelensky e uroi atë për kandidaturën presidenciale.

Gjatë bisedës me Trump, Zelensky theksoi rëndësinë e ruajtjes së mbështetjes dypartiake të SHBA-së ndaj Ukrainës.

"Kam biseduar me Donald Trump-in. E përgëzova për nominimin e republikanëve dhe dënova atentatin e tmerrshëm në Pensilvani. I urova forcë dhe siguri absolute në të ardhmen", shkroi Zelensky në platformën "X".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI