Flash

Trafikim i makinave luksoze, vihet në pranga 33-vjeçari

Lapsi.al 20 July 2024
Trafikim i makinave luksoze, vihet në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, u arrestua nga policia në portin e Durrësit. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Luxury cars”, të zhvilluar ditën e djeshme nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë kapet dhe ndalohet në Portin e Durrësit 33-vjeçari.

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Luxury cars”, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, ndaluan shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.9 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.6 lekë dhe do shitet ...

08:26

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Vendi ynë vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së premte, ku temperatura të larta priten në zonat jugore të vendit. Për sa i përket motit, ...

07:45

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI