Flash

Shqiptarët e Kosovës nisin pushimet, mbi 17 mijë persona kanë kaluar Morinën në 12 orët e fundit

Lapsi.al 20 July 2024
Shqiptarët e Kosovës nisin pushimet, mbi 17 mijë persona

E premtja ka shënuar ditën me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Morinit për këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 17132 shtetas me afro 5192 automjete.

Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdet për të kaluar pushimet.

Edhe numri i autobusëve është i lartë këtë fundjavë. 82 të tillë, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë kanë hyrë në 12 orët e fundit.

Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur plotësisht radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin këtë fundjavë

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të ketë reshje të dobëta në...

08:30

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që u ofrohet, veçanërisht nga shuarja e shpresës te të rinjtë, që i dhu...

09:21

Stuhia shkatërron serrat në Cërrik

Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Cërrikut. Bëhet me dije se furtuna me shi dhe erë të fortë kanë shkatërruar tërësisht serat në zonën e Selitës....

22:57

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI