Flash

Ironizon Petro Gjikuria: Iu përgjigja ftesës së Ramës, lashë SHBA-në për të ndihmuar vendin tim

Lapsi.al 20 July 2024
Ironizon Petro Gjikuria: Iu përgjigja ftesës së Ramës,

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka shoqëruar sot Fredi Belerin, i cili u kthye në qelinë e burgut të Fierit për të vuajtur dënimin e mbetur. Në fjalën e tij të parë për media, Gjikuria ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i është përgjigjur thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe dhe për të kontribuar për vendin.

“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën”, tha Gjikuria në prononcimin për mediat.

Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.

“Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne. Mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua.

Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha Gjikuria.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI