Flash

Europol paralajmëron për rritje të krimit të organizuar: Situata është dramatike

Lapsi.al 20 July 2024
Europol paralajmëron për rritje të krimit të organizuar:

Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Europë, sipas agjencisë së Bashkimit Europian për sundim të ligjit, Europol.

“Krimi i organizuar është në rritje. E shfrytëzon secilën dobësi”, ka thënë shefja e Europolit, Catherine De Bolle për revistën gjermane Der Spiegel, transmeton dpa.

"Rritja e tregtisë së drogës është duke nxitur dhunën", ka thënë De Bolle.

Sipas Europolit, prodhimi i kokainës në Amerikën qendrore dhe jugore është në pikun e vet dhe Europa është e larë në drogë.

“Situata është dramatike”, ka thënë De Bolle, duke përmendur se po vërehet rritje e tregtisë edhe për droga tjera. Sipas hulumtimeve të autoritetit policor, me bazë në Hagë, në BE janë aktive 821 rrjete serioze kriminale.

Këto rrjete, me më shumë se 25.000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, ka paralajmëruar Europoli. Sipas hulumtimeve, biznesi i tyre kryesor është trafikimi i drogës.

De Bolle ka thënë se paratë e fituara prej drogës në Evropë, zakonisht qëndrojnë brenda kontinentit dhe investohen në ekonomi lokale.

“Kjo e bën krimin e organizuar një prej kërcënimeve më të mëdha të kohës sonë”.

Sipas saj, policia ka nevojë për pajisje teknike dhe personel, për të pasur mundësi që t’i luftojë këto rrjete.

“Nëse nuk investojmë më shumë, ne do ta humbim luftën”, ka thënë mes tjerash ajo./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI