Flash

Biden mohon zërat për tërheqje nga gara: Mezi pres të rifilloj fushatën

Lapsi.al 20 July 2024
Biden mohon zërat për tërheqje nga gara: Mezi pres të

Presidenti Joe Biden ka mohuar thashethemet që qarkullojnë ditët e fundit për një tërheqje të mundshme. Në një deklaratë, Biden ka thënë se mezi pret të kthehet në fushatë javën e ardhshme. Ai u la të reflektonte alternativat gjatë fundjavës, pas valës së kriticizmit dhe mungesës së besimit që është përhapur brenda partisë së tij. Ekipi i presidentit këmbëngul se ai është gati të rikthehet për t’iu kundërvënë “vizionit të zymtë” të ish-presidentit Trump.

Zgjedhja që për të duket e qartë, nuk gëzon simpati mes demokratëve. 36 anëtarë të Kongresit mendojnë se Biden duhet të tërhiqet. I fundit ndër ta, ligjvënësi Mark Takano, i bëri thirrje presidentit Bidenit që t’ia kalojë stafetën nënpresidentes Kamala Harris. Ndërkohë, Senatorja nga Masaçusetsi, Elizabeth Warren tha se nënpresidentja është “e aftë të marrë përsipër” bashkimin e partisë dhe përballjen me ish-presidentin Trump.

Këto zhvillime në kampin demokrat janë në kontrast të qartë me republikanët. Këta të fundit, pas vitesh mosmarrëveshjesh të ashpra dhe kaotike të brendshme rreth zotit Trump, kanë përqafuar në thelb mbizotërimin e tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI