Flash

Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit

Lapsi.al 20 July 2024
Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me

Eurodeputeti Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Ndërsa Beleri kthehet në burgun e Fierit shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria.

Në një prononcim për mediat, Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar. Ai vlerësoi kandidaturën e Gjikurisë, duke thënë se nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

"Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.

Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet. Nuk më vajti në mendje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem", the Beleri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.9 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.6 lekë dhe do shitet ...

08:26

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI