Flash

Beleri kthehet në burg: E respektoj drejtësinë dhe pse ajo nuk e respekton veten!

Lapsi.al 20 July 2024
Beleri kthehet në burg: E respektoj drejtësinë dhe pse ajo nuk e

Eurodeputeti Fredi Beleri është kthyer paraditen e sotme në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit për të vazhduar të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në burgun e Fierit duke respektuar të gjitha afatet që iu vunë nga Drejtoria e Burgjeve për t’u paraqitur brenda orës 16:00 të datës 20 korrik 2024.

Beleri ka zbritur në aeroportin e Rinasit dhe i pyetur nga media për këto pesë ditë në liri dhe udhëtimin e tij në Strasburg si eurodeputet, ai tha se ishin ditë normale dhe shprehu “mirënjohje, falënderime për ata që e votuan atje dhe përgjegjësi e madhe”.

Përsa i përket kthimit në burg, në Shqipëri, u shpreh: “Nuk më vjen fare keq, unë e respektoj drejtësinë edhe pse drejtësia nuk respekton veten e vet. Krenar, mirënjohës për ata që më votuan dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re”

I pyetur për kandidatin e ri të opozitës në Himarës, Petro Gjikurinë, tha: “Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!”

Beleri mori "Leje shpërblyese" nga Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fier. Vendqendrimi i tij ka qenë në shtëpinë e tij në Himarë ose në adresën e caktuar në Strasburg të Francës, ku shkoi të ndiqte seancat e para të Parlamentit Europian si eurodeputet nga radhët e partisë greke Nea Demokratia.

Të këshilluara

Afera e mikrokredive, vetëvritet Olsi Ibro

Pas skandalit me mikrokreditë, raportohet se ka kryer vetëvrasje, Olsi Ibro. Ky i fundit deri para pak kohësh kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda I...

10:15

Çfarë ndodh me motin këtë fundjavë

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të ketë reshje të dobëta në...

08:30

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që u ofrohet, veçanërisht nga shuarja e shpresës te të rinjtë, që i dhu...

09:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI