Flash

Zbulohet laboratori i kõkainës në Itali, vihen në pranga tre shqiptarë

Lapsi.al 19 July 2024
Zbulohet laboratori i kõkainës në Itali, vihen në pranga

Policia e Milanos arrestoi tre shqiptarë të moshës 29, 40 dhe 51 vjeç pasi u gjetën në një apartament në Lentate që përdorej si laborator për prodhimin dhe përpunimin e kokainës. Gjatë kontrollit u gjetën dy pistoleta gjysmë automatike, njëra e paligjshme me numrin serial të gërvishtur dhe tjetra e vjedhur.

Fillimisht më 15 korrik policia arrestoi 29-vjeçarin, i cili po lëviste me makinë. Të riut iu gjetën 500 euro dhe dy telefona celular, njëri prej të cilëve me një sistem mesazhesh të koduara. Më pas kontrollet vazhduan edhe në apartament ku u gjetën dy shqiptarët e tjerë, 40 dhe 51 vjeç.

Në bodrum, policia gjeti një linjë prodhimi dhe përpunimi kokaine: midis banjës, dhomës nën shkallët dhe garazhit, u gjetën disa presa hidraulike dhe sende të tjera që shërbenin për përpunimin e kokainës.

Në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes u gjetën dy pistoleta gjysmë automatike me karikatorë përkatës të pajisur me fishekë. Tre shqiptarët janë shoqëruar në burgun e Monzës dhe po kryhen veprimet e mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.9 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.6 lekë dhe do shitet ...

08:26

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Vendi ynë vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së premte, ku temperatura të larta priten në zonat jugore të vendit. Për sa i përket motit, ...

07:45

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI