Flash

"Turp të kesh o ambasador", Berisha për Alistair King-Smith: Shpifjen e Lulzim Bashës e çoi në Britani

Lapsi.al 19 July 2024
"Turp të kesh o ambasador", Berisha për Alistair King-Smith:

Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke i kujtuar se është i vetmi që ka denoncuar bashkëpunimin dhe lidhjen e bandave kriminale me qeverinë. Sipas Berishës, vendimi për ‘non grata-n’ e tij në Mbretërinë e Bashkuar është i bazuar në shpifjet e Lulzim Bashës kundër tij.

Fjalimi

A e dini ju o miq, për të mos hyrë në këto, do ua tregoj këtë se njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër me Suel Çelën, me Safet Bajrën, me Rrajat, me stër-Rrajat, jam unë. Kurse Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij.

Se Berisha ka lidhje me Suel Çelën. Turp të kesh o ambasador, se nuk përfaqëson... ti turpëron vendin tënd.

Ti turpëron Europën.

Pra, miqtë e mi, ua thashë këtë shembull për të kuptuar se me çfarë mafie përplasemi.

Po nëse ne nuk qëndrojmë si shqiptarë, Shqipëria ka marrë fund.

Shqipëria pas 60 vitesh do banohet vetëm nga trafikantë, nga kriminelë.

Shikoni turizmin si është përgjysmuar.

Shqipëria po falimenton, ndaj dhe i bëj thirrje sonte çdo shqiptari të ngrihet.

Të ngrihet fuqishëm për mbrojtjen e dinjitetit të tij.

Për mbrojtjen e vendit të tij nga kjo mafie shkatërrimtare shqiptare dhe ndërkombëtare.

Është në dorën tonë të marrim fatin në duart tona.

Është në dorën tonë t’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, t’u rikthejmë rotacionin, t’u rikthejmë fitoren.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

Stuhia shkatërron serrat në Cërrik

Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Cërrikut. Bëhet me dije se furtuna me shi dhe erë të fortë kanë shkatërruar tërësisht serat në zonën e Selitës....

22:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI