Flash

Shtatë vatra aktive në vend, situata më problematike është në Dibër

Lapsi.al 19 July 2024
Shtatë vatra aktive në vend, situata më problematike

Ka qënë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ka dhënë detajet e fundit në lidhje me situatën me zjarret në vend nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ai shkroi se gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në të gjithë territorin.

Sipas tij, situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte.

Postimi i plotë: 

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri, në territorin e vendit.

Forcat operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vijojnë punën në fshatin Madhesh të bashkisë Mat, ku zjarri i rënë prej datës 16 korrik është nën kontroll.

Situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte. Helikopteri i Forcave të Armatosura iu bashkua këtij operacioni mëngjesin e sotëm për te mos lejuar që flakët, të ndihmuara nga era të përhapen drejt fshatit.

Mëngjesin e sotëm u raportua një vatër në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen të bashkisë Pukë. Forcat e emergjencave po punojnë për shuarjen e tij.

Po punohet gjithashtu për shuarjen e zjarrit në fshatin Sakat më bashkinë e Fushë-Arrëzit, në një sipërfaqe pyjore me pishë të zezë dhe lis, ku vatra u riaktivizua.

Forcat zjarrfikëse janë në aksion për shuarjen e zjarrit edhe në vendin e quajtur “Shkëmbi i Hoxhës” në bashkinë e Kolonjës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Ndërkaq puna vijon për shuarjen e një tjetër vatre në lagjen “Granicë” të bashkisë Gjirokastër dhe në fshatin Progonat në bashkinë e Tepelenës, ku ka rënë zjarr në afërsi të varrezave publike.

Në vendngjarje për shuarjen e zjarrit kanë shkuar shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tepelenë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Të këshilluara

Vangjush Dako përfiton gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Dako akuzohe...

15:13

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI