Flash

"Ka gjëra të çuditshme në gjithë këtë histori", Vuçiç flet për vrasjen e shqiptarit në Serbi

Lapsi.al 19 July 2024
"Ka gjëra të çuditshme në gjithë këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi e akuzonin si autor i vrasjes së efektivit serb.

Sipas tij, autoritet e Serbisë kanë kryer punën e tyre, teksa shton se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe shprehet se “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”. Presidenti serb pretendonte më tej se “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiç, raporton Alo.rs.

Më tej Vuçiç, shtoi se Faton Hajrizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe thotë se është e çuditshme se reklamohej në rrjete sociale dhe kritikonte qeverinë e Kosovës.

“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, ka thënë ai. Presidenti serb u shpreh gjithashtu se sipas tij, Hajrizi nuk ishte person që kërkonte shpëtim.

"Ai nuk ishte dikush që kërkonte shpëtim, imagjinoni të arratisej nga burgu dhe të shkonte në Gjermani", tha ai Vuçiç.

Të këshilluara

Stuhia shkatërron serrat në Cërrik

Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Cërrikut. Bëhet me dije se furtuna me shi dhe erë të fortë kanë shkatërruar tërësisht serat në zonën e Selitës....

22:57

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI