Flash

Aksident i frikshëm në Lezhë, makina e përplasur dëmton 8 të tjera

Lapsi.al 19 July 2024
Aksident i frikshëm në Lezhë, makina e përplasur dëmton

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve. Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhë.

Informacion paraprak:

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Lezhë- Milot, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti.

Nga përlasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Vendi ynë vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së premte, ku temperatura të larta priten në zonat jugore të vendit. Për sa i përket motit, ...

07:45

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI