Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 18 July 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Pas mesditës pritet shtim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Përjashtim bëjnë zonat bregdetare të cilat mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në 43°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë-24 orëshit, territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Kosovës. Më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C minimalja deri në 40°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë orëve të paradites republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe shumë të nxehtë, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjtuihë MV, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin largim gradual të vranësirave shirave nga i gjithë territori. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në 43°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë parametri i erës do të paraqitet mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veri të Europës me ndikim deri në lindje do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Skandinav si edhe Europën lindore. Po ashtu aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi Ballkan do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu në veri dhe veriperëndim të Ballkanit, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit europian.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI