Flash

Kris arma në Durrës, raportohet për një të plagosur

Lapsi.al 18 July 2024
Kris arma në Durrës, raportohet për një të plagosur

Një person raportohet se mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje (18 korrik) në qytetin e Durrësit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr.17, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit, ndësa ka idenifikuar edhe autorët.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagoset rëndë i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit. Bëhet me dije se një banor i fshatit i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë...

20:29

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI