Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Beleri për median greke: Do të rikthehem në burg, nuk do ia jap askujt kënaqësinë të ndërmarrë masa të tjera

Lapsi.al 18 July 2024
Beleri për median greke: Do të rikthehem në burg, nuk do ia jap

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka zhvilluar një intervistë për median greke "Mega" ku ka folur në lidhje me problemet me drejtësinë shqiptare si dhe betimin e tij. Gjatë fjalës së tij, Beleri u shpreh se ndihet i lumtur që u zgjodh eurodeputet, por theksoi se synimi i tij ishte të betohej si kryetar i bashkisë së Himarës.

“Sigurisht që ndihem pjesërisht i justifikuar. Synimi im ishte të betohem si kryetar i bashkisë së Himarës, por para meje hapet një perspektivë e re”, tha paraditen e së enjtes eurodeputeti nga Strasburgu ku ndodhet për votimin e sotëm për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit.

Ai më tej shtoi se ka një hidhërim pasi në vitin 2024 ka vende që nuk respektojnë zgjedhjet dhe nuk respektojnë vullnetin e popullit

"Nuk e di nëse Edi Rama dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. E di që njerëzit e duan. Qytetarët shqiptarë tashmë jetojnë në Bashkimin Europian. Është një fakt që shqiptarët janë azilkërkuesit e parë në vendet e BE. Është një fakt që qytetarët e një vendi që kërkojnë azil do të jenë shumë shpejt pjesë e familjes europiane”.

Siç shpjegoi ai, nëse nuk kthehet në Shqipëri, atëherë qeveria Rama do të marrë masa ndaj tij.

“Atje është shtëpia ime, është jeta ime dhe nuk do t'i bëj askujt këtë favor. Unë do të jem përsëri në burg edhe për pak kohë, shpresoj", tha ai.

Për sa i përket zgjedhjeve që do të mbahen në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u shpreh se shpreson që zgjedhjet të përmirësohen dhe të bëhen më të mira.

“Ne gjithmonë shpresojmë që zgjedhjet të përmirësohen dhe të bëhen më të mira. Fatkeqësisht, 34 vjet pas rënies së regjimit komunist, zgjedhjet e ndershme dhe të paanshme janë një domosdoshmëri”, tha Beleri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI