Flash

Afera e mikrokredive/ Agron Shehaj ia thotë në sy guvernatorit Sejko: A keni mjaftueshëm sedër të jepni dorëheqjen?

Lapsi.al 18 July 2024
Afera e mikrokredive/ Agron Shehaj ia thotë në sy guvernatorit Sejko:

Deputeti Agron Shehaj ka përmendur sërish rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Shehaj kishte radhën të drejtonte pyetjet për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: "Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?"

Pyetja e tij erdhi pas fjalës së guvernatorit të BSH, i cili shprehu ngushëllimet për të ndjerin, Pal Trashaj. Shehaj ka marrë vërejtje nga Felaj, dhe më pas iu hoq dhe e drejta e fjalës, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe me tone të larta ndërhyte në fjalën e Sejkos. Kështu deputeti nuk arriti të merrte një përgjigje për pyetjen e tij.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagoset rëndë i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit. Bëhet me dije se një banor i fshatit i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë...

20:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI