Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Temperaturat e larta, qindra persona përfundojnë në spital për shkak të vapës në Gjermani

Lapsi.al 17 July 2024
Temperaturat e larta, qindra persona përfundojnë në spital

Vapa ekstreme është një problem shëndetësor në rritje. Shumë vetë në Gjermani kanë përfunduar madje në spital për shkak të kësaj vape. Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2022, mesatarisht rreth 1.500 njerëz janë shtruar në spital çdo vit në Gjermani. Në 20 raste, vapa ishte shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes, njoftoi Enti Federal i Statistikave.

Gjatë viteve të fundit, nxehtësia dhe dëmtimet e shkaktuara nga nxehtësia ose rrezet e diellit kanë çuar në një mesatare prej 1.500 trajtimesh spitalore në vit. Problem për shëndetin e popullatës këtu është edhe vapa ekstreme”, thuhet në raportin e këtij Enti, i cili bën një vështrim prapa në periudhën 2002-2022.

Gjatë kësaj periudhe, vapa ishte shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes për një mesatare prej 20 njerëzve në vit. "Temperaturat shumë të larta në përgjithësi rrisin vdekshmërinë," thuhet në raportin e Zyrës Federale të Statistikave. Në shumë raste, kombinimi i të nxehtit dhe sëmundjeve të mëparshme rrit rrezikun e vdekjes numri i vdekjeve është rritur sepse nxehtësia shpesh ka një efekt indirekt në vdekshmëri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.5 lekë dhe do shitet ...

08:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI