Flash

Rama: Profile false në rrjetet sociale, thonë që kosovarët braktisën Shqipërinë!

Lapsi.al 17 July 2024
Rama: Profile false në rrjetet sociale, thonë që kosovarët

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot para kryetarëve të bashkisë së ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se ka shumë profile false në rrjetet sociale, të cilat thonë se në Shqipëri nuk ka ardhur njeri.

Sistemet tona të sigurisë kibernetike, tha Rama, kanë ndezur dritën e kuqe për këtë.

“Ka një sulm të organizuare për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare. Të gjithë janë të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Natyrisht që faktet janë në terren. Ky sulm i organizuar vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. Janë shumë profile false që përdoren për këtë sulm”, u shpreh kryeministri.

Pjesë e këtij sulmi -tha Rama- është edhe një përpjekje e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.

“Fakti është që nga janari në qershor ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri”, tha Rama.

“Vjet u surprizuam pozitivisht nga italianët, italianet deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje të turistëve turq, polakët 74%, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor. Aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë lejë për ulje të avionëve chareter, sepse nuk ka vend në 24 orë. Për t'u ulur me charter në Tiranë duhet të prenotosh 3 ditë më parë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI