Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Problemet me sezonin turistik/ Rama fajëson vlonjatët: U kanë dalë sytë dhe trutë nga vendi!

Lapsi.al 17 July 2024
Problemet me sezonin turistik/ Rama fajëson vlonjatët: U kanë

Kryeministri Edi Rama ka pranuar indirekt dështimin e sezonit turistik, por ia ka vënë fajin rritjes së pakuptimtë të çmimeve të hoteleve dhe restoranteve në krahasim me një vit më parë.

Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Rama përmendi Vlorën dhe Sarandën si dy rajonet ku rritjet e çmimeve në sezonin turistik janë të ndjeshme.

Rama përmendi Vlorën si rajonin më abuzues më rritjen e çmimeve, dhe u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë.

“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.

Por aman në Vlorë, në Sarandë, ku janë dhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve, dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj, do e kishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura. Është e rëndësishme të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’ua imponojnë. Por ama është dhe çështje dijeje.

Shikoni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, stabël. Dhe natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri. Dihet ajo punë. Sepse tani Vlora është bërë kaq e kërkuar, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që ngrenë ato çmime në atë farë feje.

Është e padrejtë edhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde në këtë moment të fillojë të belbëzohet. E ka bërë Bullgaria këtë sport vite më parë dhe e ka paguar vite të tëra nuk kthehej më aty ku ishte. Se më mirë syri, se sa nami. Vlonjatëve ju ka dalë edhe syri, edhe nami, ju kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë ato hotelet dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë, kështu që është mirë ta kuptojnë, do zbresin pak me këmbë në tokë”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI