Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Mbante armë dhe uniforma policie në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari

Lapsi.al 17 July 2024
Mbante armë dhe uniforma policie në banesë, vihet në pranga

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dimal pasi iu gjetën në banesë armë e municione, si dhe uniforma të policisë.

21-vjeçari banues në Suk të Fierit u vu në pranga për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Befasia”, sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, veshje si të Policisë dhe sende të kundërligjshme.

Stacioni i Policisë Dimal, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri me vete dhe në banesë, ka organizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.5 lekë dhe do shitet ...

08:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI