Flash

Kurti takon ambasadorët e QUINT, diskutohet hapja e urës mbi Ibër edhe për makina

Lapsi.al 17 July 2024
Kurti takon ambasadorët e QUINT, diskutohet hapja e urës mbi Ibër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takoi sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, Ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç njofton zyra e shtypit, palët diskutuan n rreth zhvillimeve të fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.

Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit.

Të këshilluara

Merr zjarr nënstacioni elektrik në Korçë

Një zjarr ka rënë në një nënstacion elektrik në lagjen 18 të Korçës. Dyshohet se shkak për këtë zjarr ka qenë defekti në një transformator, ndërsa është ndërpre...

19:38

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI