Flash

KLSH: Rekomandimet për vërejtje apo largim punonjësish në Kadastra nuk janë zbatuar

Lapsi.al 17 July 2024
KLSH: Rekomandimet për vërejtje apo largim punonjësish në

Kontrolli i Latë i Shtetit (KLSH) i është rikthyer katër drejtorive rajonale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës(ASHK) për të parë zbatimin e rekomandimeve që janë lënë në auditimet e mëparshme.

Duket se shumica e tyre kanë pranuar rekomandimet dhe kanë marrë disa masa por sa i takon punonjësve duket se nuk ka pasur asnjë reagim. Në vetvete KLSH kishte sugjeruar vërejtje dhe paralajmërime dhe në një masë shumë të vogël largime por drejtoritë në asnjë rast nuk kanë çuar para këto masa duke “amnistuar” plotësisht stafet e tyre.

E para është drejtoria vendore e ASHK në Durrës për të cilën KLSH nënvizon se “nga 15 masa disiplinore të rekomanduara, rezulton: “zgjidhje të kontratës së punës” për 1 punonjës, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për 1 punonjës dhe masa “vërejtje” për 13 punonjës, rezulton e zbatuar vetëm 1 masë “vërejtje” për 1 punonjës, ndërsa nuk janë zbatuar 14 masa disiplinore”.

E njëjta situatë duket se vihet re edhe tek drejtoria vendore e ASHK në Pogradec.

“Për eliminimin e efekteve negative dhe për administrimin e menaxhimin në përmbushje të 3 E, janë lënë 2 masa rekomanduese, nga të cilat është zbatuar pjesërisht 1 mase dhe 1 mase rezulton e pa zbatuar. Nga 10 masa disiplinore të rekomanduara, “vërejtje” deri në “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për 10 punonjës, të cilat rezultojnë të pa zbatuara” thuhet në auditim.

Drejtoria tjetër vendore e ASHK është ajo e Fierit ku KLSH ka analizuar zbatimin e rekomandimeve të lëna sa i takon stafit.

“Për eliminimin e efekteve negative dhe për administrimin e menaxhimin në përmbushje të 3 E, janë lënë 2 masa rekomanduese, të cilat rezultojnë të zbatuara pjesërisht. Nga 12 masa disiplinore të rekomanduara, rezulton: “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për 5 punonjës dhe masa “vërejtje” për 7 punonjës, të cilat rezultojnë të pa zbatuara” thuhet në auditim.

E fundit në këtë raport është një prej drejtorive rajonale të Tiranës dhe konkretisht Tirana Rurale 1. Sipas KLSH për eliminimin e efekteve negative dhe për administrimin e menaxhimin në përmbushje të 3E, janë lënë 6 masa rekomanduese, për shumën 74. 7 milionë lekë, nga të cilat, 1 rekomandim është në proces, 4 rekomandime janë zbatuar pjesërisht, ndërsa 1 rekomandim nuk është zbatuar.

“Janë rekomanduar masa disiplinore “vërejtje” deri në “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për 8 punonjës dhe masa disiplinore “Vërejtje” për 15 punonjës, nga ku rezulton se nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tiranë, nuk është marrë asnjë masa disiplinore, për rrjedhojë konsiderohen të pa zbatuara” thuhet në raport./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.5 lekë dhe do shitet ...

08:27

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI