Flash

Je i papërgatitur/ Rama kapet me kryebashkiakun socialist, i kujton profesionin e vjetër

Lapsi.al 17 July 2024
Je i papërgatitur/ Rama kapet me kryebashkiakun socialist, i kujton

Kryeministra Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit nuk i ka kursyer batutat me të pranishmit.

Teksa u ndal te kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i kujtoi këtij të fundit profesionin e mëparshëm, atë të policit.

BATUTAT

Rama: Kam një fjalë për ty. Ti ishte kampioni i rindërtimit. E bërë Shijakun, avangardën e Rindërtimit, por duhet të bëhesh kampion i legalizimeve. Kur i thoja Pjerin Ndreut që merr shembull nga Shijaku për rindërtimin, thoshte; rindërtimi për ne është punë e vogël. Tani shembullin tënd t’ia tregoj Pjerin Ndreut, se nuk do të rrimë vetëm duke të lavdëruar ty policia. Mirë? (I drejtohet Pjerin Ndreut)

Qeshin në sallë

Ndreu: Kjo njolla e policit më ka ngelur, s’ma hiqni. E kam për nder që kam qenë pjesë e policisë

Rama: Nuk është njollë

Ndreu: E kam për nder që kam qen polic

Rama: Ja si bën polemika. Ai merak do të dalë me shpirtin.

Ndreu: E kam për nder.

Rama: Fitore e madhe për Shëngjinin, që është i pastër.

Ndreu: Kur doni me sha ndonjë thoni; pse bën si polic. Kur doni me bë policin, s’na lini me bërë policin.

Rama: S’po shaj njeri, por këtë shaka e bërë si polic.

Ndreu: Si polic pra!

Rama: Nuk je shumë i qartë, u ngrite se të doli emrin, por nuk je i përgatitur!

Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Bashkia do thotë këto janë prioritare, kadastra do iu marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çdo gjë që sipas jush nuk shkon, referohet te ministri. Në këtë mënyrë të dyja palët bëjnë punën e tyre dhe kontrollojnë njëri-tjetri, jo njëra dorë ia jep tjetrës dhe të dyja bashkë lajnë fytyrën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI