Flash

Elbasan/ Furtuna shkul pemët dhe dëmton disa biznese

Lapsi.al 17 July 2024
Elbasan/ Furtuna shkul pemët dhe dëmton disa biznese

Përkeqësimi i papritur i motit është shoqëruar me stuhi në Elbasan e cila ka zgjatur për rreth një orë.

Si pasojë e mbizotërimit të motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë po punohet për normalizimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq.

Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore.

Të këshilluara

Merr zjarr nënstacioni elektrik në Korçë

Një zjarr ka rënë në një nënstacion elektrik në lagjen 18 të Korçës. Dyshohet se shkak për këtë zjarr ka qenë defekti në një transformator, ndërsa është ndërpre...

19:38

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI