Flash

Për herë të parë në publik pas atentatit, Trump shfaqet me vesh të fashuar në Milwaukee

Lapsi.al 16 July 2024
Për herë të parë në publik pas atentatit, Trump shfaqet

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump, bëri një hyrje triumfuese në konventën e partisë së tij në Milwaukee të hënën, dalja e parë publike që pas atentatit gjatë mitingut të tij në Pensilvani. Trump hyri në Forumin Fiserv në qendër të Milwaukee me një fashë në vesh ndërsa turma brohoriste “Lufto”.

Pasi përshëndeti zyrtarët e partisë, Trump u ul pranë kandidatit të tij për zëvendëspresident dhe senatorit të Ohajos, J. D. Vance. Trump nuk mbajti fjalim, por shfaqej herë pas here i prekur nga turma e mijëra njerëzve. Ai uli kokën në shenjë mirënjohjeje dhe tha disa herë: “Faleminderit të gjithëve”.

Konventa katërditore filloi më pak se 48 orë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një tubim të Trumpit në Butler, Pensilvani, duke vrarë një mbështetës. Autori i armatosur u qëllua për vdekje dhe motivi i tij mbetet i paqartë. Kjo ngjarje ka ngritur hije dyshimi mbi shërbimet sekrete të cilat dështuan të mbronin ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se ka rritur masat e sigurisë për Trump pas sulmit ndaj tij në fundjavë.

Të këshilluara

Stuhi në Afganistan, 40 persona të vdekur

Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që janë regjistruar në provincën lindo...

18:00

Sulm izraelit në Gazë, νriten 71 persona

Një sulm izraelit në jug të Gazës ka vrarë 71 persona të shtunën, më 13 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë, duke shtuar se dhjetëra të tjerë janë plag...

19:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI