Flash

Kërkojnë revokim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekurset e Berishës dhe Malltezit

Lapsi.al 16 July 2024
Kërkojnë revokim të masës së sigurisë, Gjykata e

Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj vendosin mbi dy rekurse të liderit të opozitës Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Dyshja Berisha dhe Malltezi kërkojnë revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.

Ende nuk është caktuar një orar se kur do ta marrin vendimin trupa prej tre anëtarësh për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtimi nga gjykimi i çështjes nga avokatët e Berishës. Avokatët e liderit të opozitës pretendojnë se në kërkesën e gjykatës nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Të këshilluara

100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u përball me rreth 100 pyetje nga deputetët gjatë raportimit vjetor në seancën plenare të së hënës në Kuvend,...

07:43

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI