Flash

Anglezët gjejnë fajtorin e dështimit, Southgate: Tre Luanët gati të ndryshojnë drejtimin teknik

Lapsi.al 16 July 2024
Anglezët gjejnë fajtorin e dështimit, Southgate: Tre Luanët
Arriti në gjysmëfinale dhe çerekfinale në dy Kupa Bote dhe dy finale në po aq Kampionate Europiane. Pas atyre të Sir Alf Ramsey, këto janë rezultatet më të mira të arritura nga një trajner i Anglisë, që ka në palmares vetëm Botërorin në shtëpi të 58 viteve më parë. Gareth Southgate, megjithatë, po kryqëzohet mediatikisht për mënyrën se si kombëtarja e tij erdhi për të luajtur për titullin dhe sjelljen në aktin final kundër Spanjës. Për ata, që së bashku me Francën kishin në dispozicion skuadrën më të mirë të Euro 2024, kjo nuk është një mangësi e vogël. Dhe kjo është pikërisht ajo që nënvizojnë opinionistët autoritarë si Gary Lineker dhe shumë gazetarë anglezë. Brenda F.A. askush nuk po mendon shkarkimin e Southgate, edhe për shkak se kontrata e trajnerit aktual skadon në dhjetor. Thjesht nuk do të rinovohet. Lexo më tej"Iki po nuk fitova", Southgate driblon premtimin: "E ardhmja? Jo tani" Emrat më të njohur janë ata të Potter, ish-teknikut të Brighton dhe Chelsea dhe Howe, tekniku aktual i Newcastle. Disa caktojnë gjithashtu edhe një përqindje për Tuchel (në vazhdën e trajnerëve jo-anglezë si Eriksson dhe Capello) dhe për Lee Carsley, përzgjedhësi aktual i ekipit anglez U21. Sigurisht që nga dhjetori do të nisë një epokë e re për futbollin e bërë në Angli.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI