Flash

Xhafaj-Dumanit: Drejtësia penale nuk është garë statistikash. Populizmi gjyqësor është i dëmshëm

Lapsi.al 15 July 2024
Xhafaj-Dumanit: Drejtësia penale nuk është garë

Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ka kritikuar kreun e SPAK, Altin Dumani, teksa ndër të tjera u shpreh se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik.

Ai shkoi më tej kur tha se drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi.

“Në vlerësimin tim aktualisht po bëhet një gabim i madh me apo pa dashje. Drejtësia penale nuk mund të jetë çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit.

Drejtësia nuk gjykon dhe as ndëshkon bazuar mbi perceptim, as mbi preferenca politike, as mbi shijet e portaleve mediatike, të ndikuara po prej tyre, por mbi fakte dhe prova. Populizmi politik është i dëmshëm, por populizmi gjyqësor është edhe më i dëmshëm.

Dua tu kujtoj përgjegjësinë që Kuvendi ka për të rrefkëtuar mbi problematikat dhe për të propozuar zgjidhje, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional që në qendër të këtij debati të jenë vetë njerëzit e drejtësisë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI