Flash

Shpërthimi në Elbasan, tritoli kërcënim për vajzën e njohur në Tik Tok

Lapsi.al 15 July 2024
Shpërthimi në Elbasan, tritoli kërcënim për vajzën

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i tritolit në një ndërtesë në Elbasan ditën e djeshme, e cila ishte vendosur në hyrjen e apartamentit të dy motrave që jetonin me qira.

Apartamenti është marrë me qira para dy vitesh nga Alda Nikolli, që është motra e saj Xhovana Nikolli, e njohur në rrjetet sociale. Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”-thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.

Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit.

Ndërkohë që dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.

Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedentë penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla. Mban dhe emrin Nik Vojaçek.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI