Flash

Parashikimi i motit/ Temperaturat kapin ekstremin 42 gradë °C

Lapsi.al 15 July 2024
Parashikimi i motit/ Temperaturat kapin ekstremin 42 gradë °C

Këtë javë vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan, shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Këtë të hënë temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 19°C vlera minimale deri në 40 – 41°C maksimalja në rang territori. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjetuar edhe herë të tjera temperatura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).

Të këshilluara

Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë

Një person është gjetur pa shenja jete në Tiranë. Policia njofton se personi i pajetë u gjet në bulevardin “Bajram Curri”,  ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur ...

20:44

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI