Flash

Dumani ka vështirësi me zbulimin e "krimeve intelektuale"

Lapsi.al 15 July 2024
Dumani ka vështirësi me zbulimin e "krimeve intelektuale"

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka shpikur një lloj të vështirë krimi për t'u hetuar, duke justifikuar vonesat e SPAK në çështjen e inceneratorëve, të cilën po e heton prej katër vitesh. Ai ka folur gjatë interpelancës në kuvend për “krimet intelektuale” të korrupsionit, ku ai që kryen shkeljen apo abuzimin ka aftësi edhe për të fshehur provat.

“Krimet e korrupsionit janë krime intelektuale dhe prandaj janë të vështira për të gjetur provat nga prokurorët”, iu përgjigj ai një pyetjeje të shefit të grupit të PD, Gazmend Bardhi. Ky i fundit e pyeti shefin e SPAK se ç‘bëhet me inceneratorët, të cilët PD i ka denoncuar që në vitin 2020. Kaq e vështirë qenka kjo aferë kur dihet se në Tiranë nuk ka fare incenerator...

“Zero kallëzime nga Tatimet dhe Doganat”, Altin Dumani: Ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë

Dumani u justifikua se ai nuk ndërhyn dot në kompetencat e prokurorëve të veçantë, se ai ka bërë maksimumin duke lëshuar dy udhëzime, por pranoi se ka vonesa dhe këtu përdori konceptin e krimit intelektual, që është vështirë për t'u hetuar. Aty lindi dhe koncepti i "krimit intelektual" të korrupsionit, që kryhet nga njerëz të sofistikuar që vidhkan me stil, prandaj mëkati i tyre është i zorshëm për t'u hetuar.

Tani nuk dihet se çfarë intelektualizmi ka të vjedhësh paratë pa ndërtuar asgjë, t'i japësh bonus një kompanie që nuk ekziston, të firmosësh si kryebashkiak për një gjë që i takon këshillit të bashkisë, apo të nënshkruash 17 procedura brenda një dite... Por sipas Dumanit, vonesa për të zbardhur këto kërkon një sforco intelektuale.

Në fakt, gjatë raportimit, shefi i SPAK bëri një pasqyrë statistikash, lexoi pa ngritur sytë një raport ku flitej për përqindje, por refuzoi të përgjigjej, duke zgjedhur formulën "nuk komentoj", "nuk flas për hetimin". Këtë bëri kur duhej të fliste për krimet zgjedhore të 2021-shit, kur u pyet për agjentin rumun Koldea të lidhur me kartelin e Sinaloas, që ishte angazhuar nga Edi Rama si këshilltar, apo nëse i ka ndërhyrë kryeministri për të mbyllur hetimin për dosjen Xibraka.

A more mesazh nga Rama për Xibrakën:  Dumani shmang përgjigjen

Nëse e ndiqje seancën e pyetje- përgjigjeve ishte e vështirë të thuhet se çfarë vlere ka që ajo të transmetohet live për publikun, që nuk mori asnjë përgjigje për temat e mëdha që diskutohen në publik. Prandaj pyetja shtrohet: cila është vlefshmëria e këtyre seancave të raportimit, kur dihet që ato do të reduktohen në përgjigjen "Nuk mund të flas për këtë". 

E vetmja risi që solli Altin Dumani në këtë seancë, qe risia e konceptit "krim intelektual", që heronjtë e fëmijëve tanë nuk paskërkan aftësitë e duhura mendore për t'i zbuluar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI