Flash

Shehaj: Besoni se Rama e Veliaj janë të pafajshëm?/ Dumani: Çdo gjë ka kohën e vet

Lapsi.al 15 July 2024
Shehaj: Besoni se Rama e Veliaj janë të pafajshëm?/ Dumani:

Gjatë raportimit vjetor para Kuvendit, i pyetur nga Agron Shehaj për përfshirjen e Ramës tek afera e inceneratorëve, apo e Veliajt tek "5D", Altin Dumani dha një përgjigje formale, por me një nëntekst brenda.

Shehaj e pyeti shefin e SPAK nëse ai vërtetë besonte se Edi Rama nuk ishte i përfshirë tek Inceneratorët dhe se kjo aferë 400 milionë euroshe ishte vjedhje e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Gjithashtu kreu i Partisë Mundësia pyeti Dumanin nëse ai vërtetë besonte se Erion Veliaj nuk ishte pjesë e skandalit të kompanisë së drejtorëve të tij "5D".

Shefi i SPAK tha se nuk mund të jepte mendim si prokuror, por se çdo gjë ka kohën e vet.

"Tani, ju pyesni, a mendoni se kryeministri nuk ka dorë te inceneratori? Te “5 D”, a mendoni që nuk ka pjesë Veliaj, etj?

Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendime kështu, por prokurori ka vetëm një detyrim, të grumbullojë provat dhe pastaj të disponojë me aktet proceduriale përkatëse. Kjo është detyrë e prokurorit. Nuk mund të japë mendim dhe unë këtu jam edhe si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, por edhe si prokuror, pasi në radhë të parë jam prokuror pastaj drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Por, zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet, e thashë edhe pak më parë. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, personave të ngarkuar me hetimin, jo se dua të justifikohem me zgjatjen e afatit të hetimit, por vërtet që janë çështje që kërkojnë angazhim të burimeve njerëzore si dhe të infrastrukturës së nevojshme." - u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI