Flash

Beleri pritet me brohorima dhe duartrokitje në Athinë: Edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm

Lapsi.al 15 July 2024
Beleri pritet me brohorima dhe duartrokitje në Athinë: Edhe në

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku dha dhe një deklaratë për mediat greke. Ai është pritur me përqafime, duartrokitje dhe brohorima. Ai deklaroi për mediat se “tashmë edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm”.

"Jam i lumtur dhe i emocionuar që mirëpres përsëri njerëzit e mi. Jam krenar që shkoj të marr detyrën si eurodeputet për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Për të falënderuar kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë. Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes”, tha Beleri në deklaratën e tij të parë nga Greqia. Beleri kishte një mesazh edhe për himariotët, ku tha se “ata kanë nënën Greqi për t'i mbrojtur”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI