Flash

Beleri në Athinë: Mitsotakis dëshmoi se është udhëheqësi i gjithë helenizmit

Lapsi.al 15 July 2024
Beleri në Athinë: Mitsotakis dëshmoi se është

Në Athinë mbërriti pak pas orës 12:30 Fredi Beleri, i cili u lirua sot nga burgjet shqiptare me një leje 5-ditore, për të shkuar në Strasburg për të bërë betimin si deputet i Parlamentit Europian.

Eurodeputeti i Demokracisë së Re u prit në aeroport nga ish-ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou dhe deputeti i ND-së, Angelos Syrigos. Fredi Beleri shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Lexo më tej: Beleri pritet me brohorima dhe duartrokitje në Athinë: Edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm 

Në deklaratat e tij për gazetarët ai u shpreh “i lumtur dhe i emocionuar për të përqafuar sërish popullin tim”, por edhe “krenar që shkova të marr detyrën si eurodeputet, të luftoj për të mbrojtur të drejtën e atdheut tonë dhe të grekëve kudo që jetojnë”.

Fredi Beleri falënderoi “kryeministrin grek për besimin, për zgjedhjen e tij. Ai dëshmoi se është udhëheqësi i gjithë helenizmit dhe mbron grekët kudo që janë”.

Lexo më tej: Beleri në qeli/ Rama përballë Brukselit për betimin e eurodeputetit 

Gjithashtu, ai tha “dua të falënderoj bashkëpunëtorët e tij të ngushtë që më kanë qenë pranë që në momentin e parë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Mediat që kanë qenë me mua që në fillim në këtë skemë të padrejtë. Aventurës sime po i vjen fundi. Lufta për demokraci, shtet ligjor dhe të drejta civile vazhdon”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë, ai nënvizoi se “unë jam i pafajshëm, këtë po thonë edhe shqiptarët” dhe se “mbështetja e familjes, miqve dhe mund të them shumicës së grekëve i jep forcë dhe kurajo”.

Po ashtu ai u dërgoi një mesazh himariotëve “që nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë për t’i mbrojtur, kërkesat e tyre janë të drejta, herët a vonë do të shfajësohen”.

Së fundi, ai theksoi se “BE nuk duhet të lejojë që vullneti i njerëzve të mos respektohet kudo që janë në Evropë në përgjithësi”.

Në këtë kohë, eurodeputeti i ND takohet me Kyriakos Mitsotakis në Megaros Maximos.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI