Flash

S'na intereson Beleri i grekëve, por yni

Lapsi.al 15 July 2024
S'na intereson Beleri i grekëve, por yni

Fredi Beleri nuk u prit si një hajdut votash, i liruar përkohësisht, por si një hero i helenizmit në Athinë. Që në daljen nga burgu i Fierit, ai u rrethua nga mikrofonët e gazetarëve të ardhur posaçërisht, u shoqërua nga një makinë me tagra CD e ambasadës, u ndoq nga dhjetra media në aeroportin Elefteros Venizellos dhe pati një takim special me kryeministrin Mitsotakis, të cilit i'u dhanë notat e mbrojtjes minoritetit grek në vendin tonë.

LEXO ME TEJ:

Beleri në Athinë: Mitsotakis dëshmoi se është udhëheqësi i gjithë helenizmit

Përmasat e këtij manifestimi, sa të bujshëm aq edhe pompoz, nuk janë të pafajshme. Ato janë menduar si një lloj karshillëku ndaj Tiranës zyrtare dhe si një lloj demostrimi force përkundrejt Edi Ramës, që preferoi të zgjidhte karrigen e shtrenjtë të kryebashkiakut të Himarës, përpara marëdhënies që kishte ndërtuar prej vitesh me homologun e tij të djathtë grek.

Natyrisht, të konceptuara si të tilla, ato mund të kenë prekur në tela sedrën nacionaliste të asaj pjese të shqiptarëve që mëkohen prej muajsh me portretin e pjesmarrësit në masakrën e Peshkëpisë, me atë të dhunuesit të flamurit tonë kombëtar, apo atë të idhtarit të Vorio Epirit. Por, historia e deputetit europian Fredi Beleri, i bardhë për disa e zi për të tjerë, i zgjedhur tashmë me votat e një vendi tjetër, nuk është një çështje shqiptare. Ne mund të na vijë keq që ai do të shkojë drejt Strazburgut, mund të mos jemi fare dakord me arsyet që e shpunë atje, mund të rrudhim buzët me karshillëkun që na bëhet nga Athina, por në fund të fundit, këto janë aspekte që, së pari, i interesojnë një qeverie, dhe një populli tjetër. Ekzagjerimi i fqnjëve me "Fredy-n grek", as nuk duhet të na errësojë sytë, as nuk duhet të na ulë ndjeshmërinë për atë që kemi parë këto 14 muaj, me Belerin, qytetar shqiptar.

Pikërisht në këto momente që zyrtarët grekë po celebrojnë "heroizmin" e tij, ne duhet ta shohim atë si lakmuesin e demokracisë sonë të çalë. Ish kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, është prova më ulëritëse për drejtësinë tonë të kapur politikisht. Administrata shqiptare nuk e lejoi atë, të marrë detyrën për të cilin e votuan zgjedhësit e 14 majit. Një zinxhir militantësh të infiltruar në "drejtësinë e re", nuk e liruan as gjysëm ore për t'u betuar. Gjykata e Durrësit, ajo e Posaçme, më pas ajo e Lartë dhe ajo Kushtetuese, luajtën ping-pong me njëra tjetrën, për të zbatuar porosinë e Edi Ramës: "Mos më lejoni mua të bashkëbisedoj në Bimarë me një gagaç". Ato shkuan dhe më tej, duke vepruar si ushtarë të bindur, për të krijuar iluzionin që Rama përsëriste ndërkombëtarisht, se ishte drejtësia dhe jo qeveria, ato që e mbanin peng Fredi Belerin.

Sot, me plot gojën njerëzit e Ramës mund të thonë: "tani që e kishte në dorë administrata politike atij i'u dha menjëherë leje, por, për sa kohë vendimi i tij nuk pati marrë formë të prerë dhe dritën jeshile duhet ta ndizte një prokuror, kjo gjë e ishte pamundur". Sado fëmijënore të duket kjo alibi, ajo i shërben mbështetjes së tezës së kryeministrit, se nuk ka qenë në asnjë çast ai, që qëndroi pas një procesi farsë, të denjë për diktaturat më të egra.

Betimi në Strasburg/ Leja për Belerin, provë e gjyqit politik për Himarën

Njësoj si më vërtetimin e tezës se, për inceneratorët dhe koncesionet në shëndetësi, kumbullat hahen pas shpinës së Ramës edhe këtë radhë SPAK-u dhe një varg i gjatë gjykatësisht, provuan se janë aty për të shërbyer si vegla të propagandës së udhëheqësit.

Ky është konkluzioni i trishtë i kësaj dite, që i vuri kapak një kalvari të turpshëm për shtetin tonë të së drejtës.

Pas inskenimit me dëshmitarë të remë, të paguar nga policia; pas një procesi ku u pranuan prova të manipuluara; pas një SPAK-u që mban të fshehura vendimet e gjykatave dhe këtyre të fundit që zhvillojnë seanca ku pengohet ballafaqimi i fakteve; përdorimi i drejtësisë si alibi se qe ajo vetë dhe jo partia, që e pamundësuan zbatimin e vullnetit të zgjedhësve, që përmbyllja më e shëmtuar e një historie turpi.

Lejimi i Belerit për të marrë avionin Tiranë - Athinë - Strazburg ishte tallja e fundit me të gjithë ne. Prandaj, përpara se të mërzitemi apo të revoltohemi me pritjen madhështore që fqinjët po i bëjnë deputetit të tyre, ne duhet të hapim sytë për fatin që i rezervuam kryebashkiakut tonë. Gafurrja greke apo nacionalizmi i një pjese të politikës së tyre, nuk mund të shërbejnë më si gjethe fiku, për të fshehur një histori që dëshmon instalimin e një shteti policor tek ne. Fatkeqësisht për të parë këtë na shërbeu sadopak edhe minoritari Beleri.

©Lapsi.al

   

Të këshilluara

Alibia e një proteste anti SPAK

Në studiot televizive, porsa mbaroi protesta e PD dhe gjithashtu një ditë më pas, kritika më e madhe që i'u bë tubimit të së enjtes ishte për mesazhet që Ilir M...

16:26

Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme do të kemi në pranverën...

17:18

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyru...

12:51

Tregtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi

Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime...

14:44

Boomerangu i protestave anti-Veliaj

Protestat e PD përpara bashkisë, që sot në ditën e 13 të tyre vetëm konfirmuan grumbullimin e gjithnjë e më pak militantëve, do të ishte mirë të mbylleshin sa m...

17:48

Pse Berisha duhet të tërhiqet

Sali Berisha është vendosur sërisht, ashtu siç ka ndodhur shpesh përgjatë karrierës së tij, në paradoksin mes krenarisë personale dhe detyrimit që e kapërcen kë...

15:12

Çfarë fshihet pas "dhurimit" të vulës 

Vendimi i gjykatës së apelit për të legjitimuar edhe “de jure” opozitën reale të vendit ka ringjallur iluzionin se në drejtësinë e re mund të ekzistojnë edhe is...

19:51

Dy fytyrat e Tony Blair me Kosovën

Presidentja e Kosovës dhe shumë qytetarë të vendit të saj, i kanë shprehur edhe njëherë mirënjohjen ish kryeministrit britanik Tony Blair, për rolin e pazëvendë...

13:25

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI