Flash

Video e atentatorit të Trump mbi çati, e filmuar nga pjesëmarrësit në tubim

Lapsi.al 14 July 2024
Video e atentatorit të Trump mbi çati, e filmuar nga
Sulmuesi 20-vjeçar ishte vetëm 120 metra larg skenës ku ishte ngjitur Trump – Fansat e ish-presidentit arritën ta kapnin në video duke thirrur për truprojat e Trump, por nuk pati asnjë reagim deri kur Thomas Matthew Crooks qëlloi me armën e tij. Videoja e TMZ që qarkullon në mediat sociale tregon 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, njeriun që autoritetet e identifikuan si sulmuesin që tentoi të vriste Donald Trump, duke u zvarritur në çatinë e një ndërtese jashtë tubimit të fushatës. Sulmuesi 20-vjeçar ishte vetëm 120 metra larg skenës ku Trump ishte ngjitur për të mbajtur fjalimin e tij. Fansat e ish-presidentit e kanë pikasur, po e filmojnë dhe po lajmërojnë oficerët që ndodheshin aty. Pyetja e arsyeshme që lind: Pse e lanë Trumpin të qëndronte në skenë? Menjëherë pasi hapi zjarr ndaj Trump dhe turmës, Thomas Matthew Crooks u rrëzua i vdekur nga një plumb në kokë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI