Flash

Reagimi i fortë i Kremlinit për atentatin ndaj Trump: Ishte e qartë se do të ndodhte...

Lapsi.al 14 July 2024
Reagimi i fortë i Kremlinit për atentatin ndaj Trump: Ishte e

Kremlini reagoi për atentatin ndaj Donald Trump në një mënyrë të çuditshme.

Kremlini tha se nuk besonte se administrata aktuale e SHBA ishte përgjegjëse për atentatin e së shtunës ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, por se ajo kishte krijuar një atmosferë që provokoi sulmin.

“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Por atmosfera rreth kandidatit Trump... provokoi atë që Amerika po përballet sot.

“Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike – duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin – ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik” - u shpreh Dimitry Peskov.

Presidenti i SHBA Joe Biden e dënoi sulmin, duke thënë se nuk kishte vend për atë lloj dhune në Amerikë.

Peskov tha se nuk kishte plane që Putin të telefononte Trumpin për incidentin. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: “E urrej Trump”/ Del VIDEO e autorit të dyshuar të atentatit ndaj Trump 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI