Flash

FBI jep detaje: Atentatori i Trump ishte i vetëm, por nuk dimë pse e bëri

Lapsi.al 14 July 2024
FBI jep detaje: Atentatori i Trump ishte i vetëm, por nuk dimë pse e

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garland dhe Drejtori i FBI-së Christopher Wray dolën para gazetarëve për t’i informuar mbi atentatin ndaj Trump, megjithëse ata janë treguar mjaft të kufizuar në dhënien e detajeve duke u shprehur se hetimi është në vazhdim.

Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek tha se duket se "qitësi ka vepruar i vetëm" dhe se nuk ka shqetësime të vazhdueshme për sigurinë. "Ne nuk kemi identifikuar një ideologji të lidhur me këtë rast" tha ai, duke paralajmëruar se hetimi është ende në fazat e hershme.

Ekipet e analizimit të provave janë ende duke përpunuar skenën e krimit në Butler, tha ai, duke shtuar se agjentët janë ende duke kontrolluar mediat sociale të të dyshuarit dhe praninë e tij në internet për të dhëna të tjera.

Arma, konfirmoi ai, ishte një pushkë e stilit AR e blerë legalisht. Një pajisje e dyshimtë e gjetur në veturën e të dyshuarit është ende duke u ekzaminuar.

Një tjetër zyrtar i FBI tha se incidenti po hetohet gjithashtu si një akt i mundshëm i terrorizmit. Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek tha se, deri më tani, nuk ka indikacione se Crooks vuante nga ndonjë problem i shëndetit mendor.

FBI aktualisht është e fokusuar në motivet e Crooks, veçanërisht përmes mediave të tij sociale. “Nuk kemi parë asgjë kërcënuese”, shtoi ai. "Por është ende shumë herët."

FBI është ende "duke punuar për të pasur akses" në telefonin e Crooks. Aktualisht ai është duke u dërguar në një laborator të FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Komunikimet e fundit nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me motivimet e tij apo një plan më të madh, sipas zyrtarëve të FBI-së.

Zyrtarët konfirmuan se pushka e përdorur ishte blerë ligjërisht nga babai i Crooks.

Për momentin, megjithatë, nuk është e qartë nëse Crooks-it iu dha arma, apo nëse ai e mori atë pa lejen e babait të tij. Familja po bashkëpunon me hetimin, sipas agjentit special të FBI-së, Kevin Rojek.

Pushka është dërguar në një laborator të FBI-së në Virxhinia për analizim, së bashku me telefonin dhe një pajisje të dyshimtë të gjetur në automjetin e tij /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI