Flash

Atentat ndaj Donald Trump, të shtënat me armë në mitingun në Pensilvani

Lapsi.al 14 July 2024
Atentat ndaj Donald Trump, të shtënat me armë në mitingun

Kandidati për president i SHBA, Donald Trump u qëllua me disa plumba gjatë një mitingu me mbështetësit e tij në Pensilvani.

Të shtënat me armë u dëgjuan ndërsa Trump ishte duke folur. Në fillim ai shihet që heziton një moment, pastaj ulet sepse dëgjon thirrjet e truprojave. Ish-presidenti u nxorr jashtë skenës nga stafi i sigurisë.

Trump duket që rrëzohet në tokë teksa po mbante fjalimin. Ai u rrethua shpejt nga sigurimi i armatosur dhe qëndroi poshtë për rreth një minutë.

Më pas u ngrit në këmbë dhe ngriti grushtin në ajër, duke përsëritur “Fight! Fight! Fight!” (Luftoni! Luftoni! Luftoni!) përpara se të përcillej nga skena dhe në një automjet. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Videoja dukej se tregonte gjak në veshin e tij ndërsa e merrnin. Ish-presidenti dukej se po shtrëngonte anën e kokës teksa ra në tokë.

[video width="480" height="528" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Video-2024-07-14-at-00.41.48_14edf0b4.mp4"][/video]

Trump reagoi në platformën e tij sociale Truth Social tre orë pas ngjarjes duke thënë se e kishte ndjerë plumbin tek veshi si fishkëllimë, por tashmë ai ishte mirë.

Sot Trump ka dalë nga spitali dhe është parë duke ecur në këmbë normalisht.

Mediat amerikane raportojnë për dy të vdekur në vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është atentatori, një 20-vjeçar nga Pensilvania që deklaronte në rrjetet sociale që urrente Trump-in (kliko këtu), dhe i vdekuri tjetër është një nga mbështetësit e Trump në takimin e fushatës.

Trump

Në foton më sipër shihet atentatori i Trump i ekzekutuar nga kundër-snajperat e Shërbimit Sekret pasi qëlloi ndaj Trump.

Biden ka bërë thirrje që të gjithë ta dënojnë sulmin ndaj Trump.

Trump vetë ka bërë thirrje për unitet.

Kremlini reagoi për ngjarjen në mënyrën më të çuditshme të mundshme. Zëdhwnwsi i Kremlinit Dimitri Peskov deklaroi se nuk besonte se pwr atentatin ndaj Trump nuk besonin se kishin lidhje autoritetet nw SHBA, duke tentuar ti fryjw kwshtu zjarrit tw teorive konspirative se establishmenti i majtw e ka orkestruar atentatin.

Lexo më tej: Reagimi i fortë i Kremlinit për atentatin ndaj Trump: Ishte e qartë se do të ndodhte… 

©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI