Flash

U godit nga gomonia në Karaburun, 56-vjeçari transportohet drejt spitalit të Traumës

Lapsi.al 13 July 2024
U godit nga gomonia në Karaburun, 56-vjeçari transportohet drejt

Një pushues është plagosur nga një gomone në gjirin e “Shën Janit” në Karaburun të Vlorës. Mësohet se 56-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga helikat e gomones, është nisur me helikopter drejt Tiranës. Sipas informacioneve, shtetasi A.K, ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës.

56-vjeçari, banues në Tiranë u godit nga gomonia pasi kishte zbritur nga një anije turistike në det afër molit ku ankorohen mjetet e lundrimit. Drejtuesi i gomones është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI